Mbi 20 vetë kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit të avionit “MU774” nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincës jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se plagosja e përsonave në bord, ka ardhur si pasojë e  turbulencave të ajrit.

Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë.

Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”.

Ky incident vjen ndërkohë që rreth një javë më parë një avion i “China Eastern Airline”, i nisur për në Shanghai u kthye në Sidnei për shkak të një vrime të madhe në një pjesë të motorit të majtë.