Një xhirim i postuar në YouTube, me pamjet tronditëse, ku priten kokat e tre personave po bën xhiron në internet.

Dyshohet se viktimat janë mbështetës të Bashar al-Assadit, ndërsa ekzekutues forcat e kryengritësve.

Në mesin e të ekzekutuarve është edhe një prift i Kishës Ortodokse siriane.

Në xhirimin gati dhjetë-minutësh, shihen burrat e lidhur, të rrethuar nga një numër i “vëzhguesve”, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë.

Deri tash nuk dihet identiteti i viktimave e as ekzekutorët, por dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me “motive fetare”.

Tortura është xhiruar me kamerën e telefonit, ndërsa e kanë postuar në YouTube mbështetësit e Assadit nga organizata “e vërteta siriane”.