14 maj 2015 – Aksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër. Vetura e drejtuar nga 52-vjeçarja Liza Kola u përplas pasdreken e sotme me një kamionë, në afërsi të fshatit Piraj. Për pasojë vetura “Benz” u përfshi nga flakët, duke i shkaktuar vdekjen shoferes Liza Kola. Rëndë u plagos dhe pasagjerja Elena Gjika, 65 vjeçe. Në vend shkuan zjarrfikëset, që shpëtuan Gjikën, ndërsa drejtuesja e mjetit kishte ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionçinës dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”