Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.

“Panorama.al” mëson se në datën 10 janar, policia e Sarandës ka vënë në pranga 40-vjecarin Elidon Xhaferri nga fshati Kalase i Delvines.

Xhaferri akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për 2 vite vajzën e gruas së tij në Ksamil, e cila tani është vetëm 14-vjeçe.

Teksa në datën 12 janar autori i dyshuar ka dalë në gjykatë, e cila e ka lënë në “arrest me burg”, ngjarja është përpjekur të mbahet larg vëmendjes së mediave.

Kallëzimi në Polici është kryer nga nëna e vajzës dhe vetë e mitura. Kjo e fundit i ka rrëfyer gjithçka nënës së saj për abuzimin dy vjeçar.

“Panorama” mëson se Xhaferri është person me precedente penale, pasi në vitin 2013 ai eshte arrestuar sebashku me gjyshin e vajzes se perdhunuar (babain e gruas) per plagosjen e rende me thike te shtetasit L. Gj ne Ksamil. Ngjarja asokohe  ndodhi per motive te dobeta.