Policia italiane ka bërë një seri arrestimesh në Milano pas akuzave për vjedhje apartamentesh.
Në grupin me 6 persona të arrestuar ishte dhe një 27-vjeçar shqiptar.
Në orën 3 të mëngjesit, në zonën e Govone-s, shqiptari u arrestua për vjedhje.
Një fqinj i tij raportoi se shqiptari po ngjitej në murin e ndërtesës për të hyrë në një apartament dhe agjentët e gjetën atë të fshehur në një pemë.
Sipas medieve italiane, në shpinë ai mbante një çantë ku kishte mundur të vidhte sende me vlerë nga shtëpia.





