2shtator 2015 – Prej ditësh po rrëfehet me fotografi e dëshmia drama e klandestinëve. Një prej tyre është gjetja e një fëmije të mitur në brigjet turke.
Fotografitë e publikuara në mediat e huaja janë tronditëse. Mendohet se i mituri është një prej 11 personave të mbytur ditët e fundit nga përmbysja e dy varkave.
Deri tani janë mbi 2500 klandestinë nga Siria e vendet e tjera të Lindjes së Mesme të mbytur në tentativë për të kaluar në vendet e BE-së.
/portali DurrësLajm/