Ndoshta askush nuk e priste, por një person që ka pasur sukses në luftën kundër ushtrisë ruse ka qenë një snajperiste ukrainase.
Pas Fantazmës së Kievit, pilotit ukrainas që rrëzoi 6 avionë rusë, tani vëmendja është përqëndruar te “Zonja Vdekje”.
Këtë nofkë i dhanë snajperistes ukrainase që deri tani është cilësuar një heroinë.
Ajo iu bashkua marinës ukrainase në vitin 2017, me shpresën se do t’i linte përshtypje të mirë vëllait të saj të vogël – që gjithashtu ishte pjesë e forcave të armatosura ukrainase.
Kjo nuk është lufta e parë që ajo po i shërben vendit dhe kishte dhënë dorëheqjen nga ushtria, megjithatë u rikthye për të luftuar kundër rusëve pasi filluan pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë dhënë ndonjë informacion, lidhur me sukseset e saj në fushëbeteja kundër agresionit rus.





