Situata në zonën ë Atikës në Greqi është ende shumë e rrezikshme, ndërsa deri më tani raportohet për më shumë se 50 viktima, dhe më shumë se 160 të lënduar.

Në një lidhje live për News 24, korrespondentja për Greqinë, është shprehur se kjo zonë është shumë e populluar nga shqiptarët, dhe gjatë këtyre orëve ajo ka pasur kontakt me disa prej tyre.

Sipas gazetares brenda makinës së një shqiptari është gjetur një viktimë, por ende nuk dihet nëse është trupi i një të riu nga Tepelena.

Ndërkohë, ajo është shprehur se nga dëshmitë që ka pasur nga shqiptarët që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, i është pohuar se favori që ata kanë pasur, ka qenë njohja e mirë e zonës, pasi jetojnë aty edhe gjatë dimrit, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det

Pjesa më e madhe e viktimave janë gjetur të shkrumbuar në makina, duke mos pasur mundësi të largohen.