25shtator 2015 – Skënder Baroti, 78 vjeç, është viktima e sotme në lagjen 10 në Durrës. Ish-notari i Lokomotivës të viteve ‘60-‘70 është gjetur i djegur në banesë, në afërsi të shkollës “Hajdar Dushi”.
Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 dhe rrethanat janë ende të paqarta. I moshuari jetonte i vetëm në shtëpi, pasi bashkëshortja me fëmijët jetojnë në Itali. Burime nga grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, bën të ditur se Baroti u gjet i djegur dhe i lidhur me një tel në këmbë.
I moshuari është gjetur sipër një grumbulli drush dhe pranë ishte vendosur një bombol gazi që rridhte drejt tij, me qëllim që zjarri të ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm.
Policia heton si pistën e vrasjes ashtu dhe të vetëvrasjes.
/portali DurresLajm/