24shtator 2015 – Tragjedia e dytë brenda pak ditësh në Mekën e shenjtë. Janë mbi 700 viktima të regjistruara në ditën e shenjtë, por numri sa vjen e rritet.
Ngjarja ndodhi rreth 5 km larg Mekës, në Mina, si pasojë e rrëmujës mes besimtarëve. Në mes të vapës dhe mbi 2 milionë pelegrinëve ka ndodhur tragjedia. Dëshmitarët thanë se, ky është haxhi i parë që është më pak i organizuar në krahasim me vitet e tjera.
Pak ditë më parë një vinç u rrëzua mbi xhaminë më të madhe në Mekë, duke
Shkaktuar vdekjen e mbi 100 besimtarëve.
Nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton që mes viktimave të ketë shqiptarë.
/portali DurresLajm/