Një familje myslimane ka përjetuar një skenë të tmerrshme në shtëpinë e saj, kur teksa fëmijët po shihnin televizor disa persona të paidentifikuar thyen dritaren dhe hodhën brenda kokën e prerë të një derri me gjak të mbështjellë me qese.

“Ishte një akt i neveritshëm kundrejt një familjeje të pafajshme që jeton në këtë komunitet prej vitesh”, tha shefi i policisë Chris Downey, i cili sqaroi se incidenti po trajtohet si krim urrejtjeje.

Ngjarja ndodhi në Oldham të Manchesterit, Britani në familjen e Ajaz Mahmood. Zyrtarët e policisë kanë nisur hetimet për rasti në fjalë, për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.