3shtator 2015 – Tmerri i klandestinëve vazhdon dita-ditës. Një burrë hodhi gruan, foshnjën e më pas veten mbi shinat e trenit, për t’i dhënë fund jetës, kur mësoi se po i çonin në një kamp klandestinësh. Ngjarja ndodhi pranë Budapestit, në Hungari, ku dhjëtra mijëra klandestinë, kryesisht sirianë, kanë përfunduar në tentativë për të hyrë në Gjermani. Fillimisht burri mendoi se po i nisnin me tren drejt Gjermanisë, por në momentet e fundit tentoi vetëflijimin, duke u hedhur mbi shina.

Kjo ngjarje pason lajmin e djeshëm, kur një fëmijë u gjet i mbytur në ujërat turke. Prindërit e tij shpëtuan, por i mituri nuk ia doli dot nga përmbysja e varkës ku kishin hipur.

Bota mbarë është prekur nga fotografitë, duke kërkuar marrjen e masave për të mos humbur më jetë njerëzish.

/portaliDurresLajm/