Banorët e një fshati në Indi u përfshinë nga paniku pasi gjetën brenda një shtëpie rreth 100 gjarpërinj. Kobrat e vogla indiane u vunë re në shtëpinë e Bijay Bhuyan në rrethin Bhadrak.

Vajza e Bhujanit kishte vrarë një gjarpër në shtëpi një natë më herët, dhe më pas një ekip i ndihmës për gjarpërinjtë, nxitoi për në vendngjarje duke shpëtuar 20 gjarpërinj të vegjël të sapo dalë nga veza.

Meqë gjarpri nënë nuk u shpëtua, ndihmësit shkuan përsëri në shtëpi të shtunën në mëngjes, duke shpëtuar edhe 106 gjarpërinj të tjerë, duke përfshirë 21 vezë në grumbullin termit në dhomë.

Zvarranikët e shpëtuar do t'i dorëzohen zyrtarëve të pyjeve, të cilët do t'i lëshojnë ato më pas në pyll.