Disa pushues janë tmerruar kur papritur në breg ka dalë një peshkaqen blu, 2.5 metra. Të zënë në panik ata kanë nisur të dalin me shpejtësi nga uji, por e vështirë ka qenë për fëmijët.
Ngjarja ka ndodhur në Majorka të Spanjës, dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, raporton “Daily Mail”.
Ndërkohë në lëvizje është vënë edhe Mbrojtja Civile, duke monitoruar zonën dhe për të siguruar pushuesit për ndonjë rrezik tjetër.





