Një pilot ka fotografuar disa drita misterioze të kuqe mbi Oqeanin Atlantik.
Ngjyra e kuqe e ndezur u fotografua javën e kaluar nga një pilot i cili tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
Imazhi, i postuar në Reddit, nxiti një furi teorish dhe komentesh nga fansat e hutuar të fantashkencës, të cilët bënë krahasime me shfaqjen të Netflix, Stanger Things.
Disa përdorues thanë se i ngjante dimensionit të tmerrshëm alternativ të shfaqjes – i cili mbështjell qiellin me dritë të kuqe.
Një përdorues shkroi: Mos u shqetësoni, janë gropat e ferrit. Ndërsa të tjerë pretendonin se kjo ishte vepër e UFO-ve.
Në të vërtetë shkëlqimi i kuq vinte nga një anije peshkimi. Peshkatari normalisht përdor qindra drita LED në perimetrin e varkës së tyre për të tërhequr peshqit, duke i lejuar ata të grumbullohen lehtësisht në rrjeta.





