Gjykata e Vlorës la në burg 23-vjeçarin Emiljano Nina që tmerroi pushuesit në një lokal në Dhërmi. Për Ninën u caktua masa e sigurisë arrest me burg për prishje të rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbajtje e përdorim të armeve pa leje.
Natën e së shtunës së kaluar, Nina ka shtënë katër herë me pistoletë në mes të diskos. Ai ndodhej në konflikt me disa të rinj të tjerë për arsye ende të paqarta.
Por krismat e armës shkaktuan kaos dhe panik tek të pranishmit, që po dëfreheshin orëve të natës. Ambientet e brendshme të lokalit u shkatërruan, kurse Nina u kap ditën tjetër në Tiranë.





