Ish-mbrojtësi i djathtë i Teutës, Blagoja Todorovski, ka zgjedhur që të kthehet sërish në Maqedoninë e Veriut.
37-vjeçari do të bashkohet me skuadrën maqedonase të FK Skopjes, siç bëhet me dije nga mediat në shtetin fqinj.Todorovski pritej që ta linte futbollin pasi të largohej nga Teuta, por duket se ai ka ndryshuar mendje dhe është kthyer dhe njëherë për të luajtur aty ku nisi çdo gjë.