NASA ka zbuluar informacione thelbësopre në lidhje me kalimet e afërta të 5 asteroideve me ndihmën e teleskopëve të avancuar. Një prej asteroidëve do të kalojë në një distancë më të afërt se Hëna.

Njihuni me shpejtësinë, madhësinë, distancën e tyre dhe detaje të tjera.

Asteroidi 2023 RR5- Asteroidi 2023 RR5 aktualisht po vjen drejt Tokës dhe do të kalojë afër saj sot më 13 shtator. Asteroidi është shumë i vogël, me një gjerësi prej vetëm 5.7 metrash. Ai po udhëton me 49648 kilometra në orë.

Asteroidi 2023 RH2– Asteroidi 2023 RH2, i cili është gati 54 metra i gjerë do të kalojë afër Tokës sot, më 13 shtator. Ai po lëviz me një shpejtësi 77303 kilometra në orë.

Asteroidi 2023 RC4– Asteroidi 2023 RC4 do të kalojë afër Tokës sërish mbrëmjen e sotme, më 13 shtator. Ai është pothuajse 16 metra i gjerë. Sipas NASA-s, ai do të afrohet deri në 5 milionë kilometra dhe po lëviz me një shpejtësi prej 27293 kilometra në orë.

Asteroidi 2023 RR– Asteroidi 2023 RR do të bëjë afrimin e tij jashtëzakonisht të afërt me Tokën mbrëmjen e sotme, më 13 shtator.

Asteroidi 2023 RE5- Asteroidi 2023 RE5 me një gjerësi prej 11 metrash do të bëjë afrimin me Tokën ditën e nesërme më 14 shtator.

Shkëmbi hapësinor po lëviz drejt Tokës me një shpejtësi prej 49135 kilometrash në orë.