Shkencëtarët parashikojnë të paktën 20 tërmete në vitin 2018, ndryshe nga ky vit, kur jemi goditur nga vetëm 6 tërmete.
Sipas një kërkimi nga dy shkencëtarë në Universitetin e Kolorados dhe atë të Montanas, vitin tjetër rreth 20 tërmete të forta mund të godasin rajonet tropikale.
“Lidhja mes Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është shumë e fortë dhe kjo tregon që do të ketë rritje të numrit tërmeteve vitin tjetër”, tha Roger Bilham nga Universiteti i Kolorados për Observer.
Ai së bashku me Rebecca Bendick kanë studiuar tërmetet që kanë ndodhur që nga viti 1990. Ata gjetën disa periudha pesëvjeçare ku rrotullimi Tokës kishte ngadalësuar dhe ishte pasuar me aktivitet sizmik më të lartë se normalja.
Kërkimi është shumë i rëndësishëm pasi për momentin jemi në një periudhë ku planeti është ngadalësuar.
Edhe pse është e pamundur të parashikosh një tërmet, shkencëtarët hamendësojnë që ata do të godasin rreth Ekuatorit, në rajonet tropikale të Tokës.
Megjithatë, disa shkencëtarë nuk janë pajtuar me përfundimet e këtij kërkimi duke thënë se nuk ka fakte të mjaftueshme që kjo të jetë e saktë.