Vetëm pak minuta më parë një tërmet lëkundi Shqipërinë, me magnitutë 4.1 I shkallës righter dhe me një thellësi prej 37 Km.

Tërmeti me epiqendër në qarkun e Dibrës, në fshatin Suç është ndjerë po aq I fortë edhe në qarkun e Tiranës.

Qytetarët të alarmuar kanë raportuar në faqen e madhe të pasqyrimit të tërmeteve, duke treguar se lëkundja është ndjerë edhe në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Ende nuk dihet nëse ka dëme nga kjo lëkundje e fortë e cila nuk është e para në këtë qark. Prej ditësh, qarku i Dibrës është lëkundur nga disa lëkundje të forta por që sipas sizmiologëve nuk ka vend për panik.