Qyteti i Durrësit nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tokës. Pak minuta më parë është regjistruar një tjetër tërmet në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, tërmeti i rënë në orën 12:03 ka qenë 3.9. ballë. Epiqendra e lëkundjeve sizmike mësohet të ketë qenë Ishmi, 6 km në perëndim të Thumanës, me thellësi 29 km.
Mëngjesin e të martës një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter goditi vendin, duke shkaktuar deri tani 29 të vdekur dhe 658 të plagosur.





