Teuta po vijon me intensitet të lartë përgatitjet për duelin ndaj Partizanit në transfertë. Në një intervistë mesfushori Ardit Toli u shpreh se ekipi ndodhet në gjendje të mirë dhe në Partizanit do të kërkojë të ruajë vazhdimësinë dhe të marrin pikët e plota.

A është Teuta gati për sfidën ndaj Partizanin?

Po, jemi përgatitur me seriozitet maksimal. E dimë që na pret një duel i vështirë, por skuadra është e përqendruar dhe e gatshme të japë më të mirën në fushë.

Si paraqitet gjendja e skuadrës në këto ditë përgatitore? 

Atmosfera në grup është shumë pozitive. Lojtarët po stërviten me impenjim dhe shoh tek ata dëshirën për të vazhduar momentin e mirë. Kemi edhe rikthime të rëndësishme që na japin më shumë alternativa.

Çfarë mendoni se duhet përmirësuar krahasuar me ndeshjen ndaj Dimamos? 

Sigurisht që gjithmonë ka vend për përmirësim. Duhet të jemi më të saktë në fazën sulmuese dhe të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Gjithashtu kërkojmë të jemi më të qëndrueshëm gjatë gjithë 90 minutave.

A do të jetë objektivi kryesor marrja e 3 pikëve? 

Patjetër, ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Respektojmë kundërshtarin, por synimi ynë është të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë pa humbje.

Mund të presim një Teutë edhe më të fortë në ndeshjet e ardhshme? 

Unë besoj se po. Kjo skuadër ka potencial dhe me kalimin e javëve do të shfaqet akoma më mirë. Lojtarët po rriten si individualisht, ashtu edhe si grup, dhe jam i bindur që Teuta do të tregojë një fytyrë edhe më konkurruese.