4 dhjetor 2015 – Ai nuk mund ta dijë se cili është ushqimi i saj i preferuar, as se cilin libër e preferon e as se kush është shoqja e saj e ngushtë, sepse Tom Cruise se ka parë prej gati tre vitesh vajzën e tij Suri.
Ajo tashmë është 9 vjeçare dhe është e kuptueshme që e ka marrë malli për babain e saj, I cili nuk e ka vizituar që prej vitit 2013.
Tom Cruise duke dashur të arsyetohet për mungesën në jetën e vogëlushes, ka thënë se ai e kishte të pa mundur të shihet me Surin, pasi ishte duke punuar përtej Atlantikut.
Që nga divorci mes tij dhe ish bashkëshortes Katie Holmes, e bija e tyre është nën kujdestarinë e plotë të Holmes, e cila gjithashtu është mjaftë e angazhuar në botën e filmit.
/portali DurresLajm/