Pasi sfidoi publikisht Tom Cruise për një ndeshje në oktagon, Justin Bieber u tërhoq duke thënë se ishte thjesht një shaka. Por, me sa duket, presidenti i UFC-së, Dana White, është i interesuar për ta realizuar takimin.
I ftuar në “Hashtag Sports 2019”, White deklaroi: “Nëse mund ta bëj këtë përballje, do të përfshihem me të gjitha forcat. Do të ishte pay-per-view më i madh në historinë e pay-per-view”.
Kur u pyet nëse ishte kontaktuar seriozisht për takimin, White e pranoi: “Është e vërtetë. Për aq sa mund të duket absurde, është e vërtetë. Nuk dua të përmend emra, por kam biseduar me dy personazhe të njohur dhe më thanë se mund të ndodhë, që mundësia ekziston. Nuk e mendoja se do të ishte e mundur, por nëse është, më njoftoni. Unë jam dakord. O Zot, do të jetë diçka madhështore”, -tha White.
“Do të ishte çmenduri. Të gjithë po qeshnin kur e diskutuam. E kush nuk do të donte ta shihte? Unë jam dakord. S’më besohet që po flasim për të”.





