9korrik 2015 – Deputeti Tom Doshi, i përjashtuar nga PS-ja ishte sot për herë të parë në sallën e kuvendit, pas lirimit nga burgu. Ai u ul sërish në vendin e tij, duke pritur që të fliste me kolegët e tij të Partisë Socialiste. Por kjo nuk ka ndodhur dhe një prej tyre mësohet se ka qenë dhe deputeti Erjon Braçe. Ky i fundit ka marrë dhe fyerjet e Doshit. “Pse nuk flet ti more legen!” i është hakërryer deputeti i Shkodrës, por Braçe nuk i ka kthyer përgjigje.

/agjencia e lajmeve dyrrah/