Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka depozituar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhje për t’u regjistruar si parti më vete në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediat vendase shkruajnë se kjo parti përfaqësohet nga deputeti Tom Doshi në Kuvend dhe nuk ka pasur nevojë për mbledhjen e 5 mijë firmave për të marrë pjesë në zgjedhje.

Regjistrimi i partisë së Tom Doshit vjen pak ditë pas thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që të ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas Yuri Kim, Doshi nuk mund të përfaqësojë qytetarë shqiptarë, pasi SHBA i ka hequr atij të drejtën e vizës dhe shkeljes në territorin e saj pasi e akuzon për korrupsion.