21korrik 2015 – Zyrtarët pëlqejnë gjërat e shtrenjta dhe kjo vihet re në çdo aksesor që ata mbajnë.
Pak ditë më parë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, u fotografua në plazhin e Izraelit, me një palë syze që kushtojnë 60 mijë dollarë.
Bëhet fjalë për markën e mirënjohur “Maybach”, të cilat veç faktit se kushtojnë shumë, janë edhe prodhim i kufizuar.
Me një palë syze të tilla vihet re edhe deputeti i Shkodrës, Tom Doshi.