Komisioni i Ligjeve është shoqëruar ditën e sotme me përplasje, ku socialistët kanë sulmuar Ministrinë e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Në komisionin e sotëm, deputeti i pavarur Tom Doshi ka “marrë hak” kundër deputetit socialist Pandeli Majko për debatin që patën të dy në komisionin e kaluar. Ai mori hak ndaj  Majkos, i cili në mbledhjen e herës së shkuar të komisionit në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Sot ishte Doshi që i tha mos më thirr në emër, por “Zoti Doshi”.

Debatet në Komision:

Doshi: Jeni parti e 20%..

Hysi: Zoti Doshi jo kështu..

Majko: Tome një minutë se po flas unë..

Doshi: Mos më thuaj Tomë mua, por më thirr Zoti Doshi.

Majko: Ke të drejtë.

Debate e replika mes dy politikanëve pati edhe në komisionin e shkuar

Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë.

Doshi: Pandi, kisha…

Majko: Unë jam zoti Majko…

Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive.