12 maj 2015 – Deputeti Tom Doshi mbrëmë ka bërë një sqarim në faqen e tij në Facebook për një incident. Në fakt, Doshi shkruan se bëhet fjalë për një dezinformim nga një faqe e rremë në Facebook me emrin e tij.
“Të nderuar miq, jam telefonuar nga shumë prej jush për një ngjarje, supozuar të ndodhur. Unë nuk kam pësuar asnjë incident, jam shëndoshë e mirë. Ky informacion ka ardhur nga një faqe jo zyrtare në emrin tim. Ju falënderoj për interesimin dhe unë e mendova të nevojshme ta ndaja këtë informacion me ju”, shkruan Doshi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/