Nëse thashethemet se Tom Holland do të jetë James Bond-i i ardhshm kanë diçka të vërtetë në to, ky i fundit ka vendosur të mos thotë asgjë.

Së fundmi, në një video në kanalin e Gordon Ramsay, aktori komentoi  mbi “thashethemet” se ai do të luajë në filmin me regji nga Denis Villeneuve.

“Shiko, qarkullojnë zëra tani. Nuk do të themi shumë për tani. Do të arrijmë aty një ditë. Për çdo aktor të  ri britanik është kulmi i punës në industrinë tonë. Tashmë e konsideroj veten njeriu më me fat në botë.  S’do ta kisha ëndërruar kurrë karrierën që kam.” 

Daniel Craig luajti rolin ikonik në “Casino Royale” (2006), “Quantum of Solace” (2008), “Skyfall” (2012), “Spectre” (2015) dhe “No Time to Die” (2021). Pasardhësi i tij nuk ësshtë përzgjedhur ende.

Është zbuluar se skenaristi i filmit të ri të agjentit 007 do të jetë i njëjti që ka realizuar “Peaky Blinders”,  Steven Knight.