Teuta do të kërkojë maksimumin në ndeshjen kundër Lacit në Kurbin. Të paktën kjo është ajo që ka theksuar edhe sulmuesi Rrok Toma. Lojtari i durrsakëve është i bindur te potenciali dhe kapaciteti i ekipit tëtij, edhe në kushtet kur përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë siç është Laçi. Toma ka shfaqur një formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe ndër të tjera ai tregon edhe sesi po përshtatet me futbollin në Shqipëri, duke qenë se vjen nga shteti fqinj Italia.

Rrok, a mund të konsiderohet për Teutën momenti i së vërtetës ndeshja me Laçin?

Kampionati sa vjen dhe vështirësohet, mendoj se është ndeshja e radhës për të cilën, në si Teutë jemi përgatitur maksimalisht për ta fituar. Gjendja e skuadrës duket shumë mirë, atmosfera është pozitive dhe jemi gati për të bërë një performancë të mirë.

Si e shihni këtë përballje me Laçin?

Në Laç jemi në dijeni që është fushë e vështirë. E vlerësojmëmaksimalisht ndeshjen, por ne kemi synimet tona në këtë përballje, pavarësisht vështirësisë që paraqet kjo ndeshje. Ne dojapim më të mirën nga vetja që t’ia dalim me sukses.

Në një ndeshje kaq delikate, do të kënaqeshit edhe me një pikë?

Normalisht jo, 3 pikë quhen një rezultat pozitiv dhe pak rëndësi ka ekipi kundërshtar apo fusha ku luajmë, ne do të shkojmë për 3 pikë. Ky është mentaliteti edhe qëllimi që kemi.

Si është gjendja e Tomës tek Teuta, dukeni në formë të mirë në bazë të asaj që pamë dhe në ndeshjen kundër Dinamos?

Jam në një ambient shumë komod, ku punohet fort dhe ka kulturë pune, djem të rinj dhe të uritur dhe staf cilësor. Kjo është meritë edhe e presidentit dhe stafit për punën që bëjnë. Shpresojqë nga ndeshja në ndeshje të vazhdoj formën e mirë dhe të ndihmoj ekipin akoma më shumë në vazhdimësi.

Sa jeni ambientuar me futbollin shqiptar, duke ditur që vini nga Italia?

Të them të drejtën jam ambientuar goxha mirë, kjo për vetë faktin se në Durrës, është një ambient jashtëzakonisht i qetë. Unë tashmë nga ndeshja në ndeshje po njoh më shumë futbollin në Shqipëri dhe ka goxha rivalitet dhe kjo është gjë e mirë.