Pjesa për fëmijë “Tomi dhe Xheri” sjell në skenë aventurat e dy personazheve vizatimorë, që ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe të përballen me sfidat e përditshme. Tema kryesore e shfaqjes përqendrohet tek bullizmi, një problem që shqetëson shumë të rinjtë sot, dhe ndikimi i teknologjisë, duke treguar sesi varësia ndaj saj mund të ndikojë në jetën e përditshme.

Shfaqja është edukative, argëtuese dhe interaktive, duke i bërë fëmijët pjesë aktive të historisë.

Shfaqja “Tomi dhe Xheri” do të luhet vetëm një ditë. Mos e humbisni!