Pas FIGC, edhe Federata Angleze e Futbollit, ka ndëshkuar mesfushorin italian Sandro Tonali, për përfshirje në baste sportive gjatë periudhës 12 gusht – 13 tetor të vitit të kaluar.

FA provoi se Tonali ka luajtur të paktën 50 baste sportive për shifrën e 100 mijë paundëve gjatë kohës që aktivizohej me Newcastle në Premier League dhe për këtë shkelje e dënoi mesfushorin me dy muaj pezullim dhe 20 mijë paundë gjobë.

Nëse gjobën do të duhet ta paguajë menjëherë, Tonali do të ketë një shans t’i shpëtojë pezullimit, pasi dënimi dy mujor është me kusht deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe do të hyjë në fuqi, vetëm nëse mesfushori përsërit sërish të njëjtën shkelje.