Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka vijuar me dyer të mbylluara.

Ervin Salianji dhe Flamur Noka, janë përfshirë në një diskutim me tone të larta dhe akuza nga të dyja palët. Mësohet se tensionet kanë qenë të larta, duke shkaktuar një përplasje verbale nga të dy anëtarët e kryesisë.

Më tej, burime nga mbledhja e kryesisë së PD bëjnë me dije se Noka i është drejtuar Salianjit: “Me atë që po bën po ndihmon ata që PD i ka përballë në betejë”.

Ndërkohë nga ana tjetër, Salianji i është përgjigjur duke i kërkuar dorëheqjen dhe i ka thënë se përgjegjësinë për çështjen e avokatit të popullit.