Toni Braxton dhe reperi Birdman thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm dy ditë pas martesës së fshehtë. Sipas dokumenteve të divorcit të siguruara nga TMZ, çifti u martua më 8 gusht 2024, por këngëtarja e njohur kërkoi divorc vetëm dy javë më vonë, duke caktuar datën e ndarjes më 10 gusht – dy ditë pas dasmës.
Martesa u bë me shumë diskrecion, por nuk zgjati shumë. Megjithatë, duket se gjërat kanë marrë një kthesë të papritur, pasi në janar 2025, Braxton tërhoqi kërkesën për divorc, e cila ishte nënshkruar edhe nga Birdman, emri i vërtetë i të cilit është Bryan Christopher Williams. Kjo do të thotë se të dy janë ende të martuar ligjërisht.
Pavarësisht kësaj, nuk është e qartë nëse ata vazhdojnë të jenë çift edhe në jetën reale. Braxton nuk shfaqet me unazën e martesës në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, ndërsa të dy kanë fshirë çdo foto të përbashkët nga profilët e tyre.
Historia e dashurisë mes tyre filloi në maj 2016, pas një miqësie të gjatë. Birdman e propozoi Toni-n në fillim të vitit 2018 me një unazë diamanti me vlerë 1 milion dollarë. Megjithëse ata u ndanë për pak kohë në vitin 2019, u pajtuan sërish, duke e mbajtur lidhjen në qendër të vëmendjes. Në fund të vitit 2023, Braxton mohoi zërat se ishin martuar, por faktet e reja tregojnë se martesa ka ndodhur – thjesht nuk ka zgjatur.