1shtator 2015 – U desh një status i kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj, që të mësohej se këngëtari i madh i para viteve ’90, Tonin Tërshana, ishte i pastrehë. Me një foto të bërë publike sot, Veliaj pozon me Tërshanën.

“Më vjen mirë që Tonin Tërshana, kujtim i bukur i femijërisë tonë, është një nga 242 përfituesit e Banesave Sociale pas 25 viteve si i pastrehë. Ta gëzosh miku ynë!”, shkruan Veliaj.

Tonin Tërshana, lindur në Shkodër, jeton prej vitesh në Tiranë. Ai është ndër këngëtarët me zë të veçantë dhe kanë zënë vend në historinë e muzikës shqiptare. Eshtë nderuar me titullin "Mjeshtër i madh".

/portali DurrësLajm/