7 janar 2015 – Nga hetimet që kanë marrë shtysë nga deklarata e Virginia Roberts se në moshë minorene ishte mbajtur si skllave seksi nga bankieri Jeffrey Epstein, për 14 vjet kanë dalë në dritë edhe emra të tjerë. Një prej tyre është edhe sih-kryeministri britanik Tony Blair, këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Bankieri Epstein kishte në bllokun e tij të shënimeve, adresën e shtëpisë, numrin e telefonit dhe adresat elektronike të Blair dhe emrave të tjerë të njohur të politikës dhe artit. Nga dokumentet e publikuara në Gjykatë rezulton një telefonatë e kryer me Tony Blair dhe me ish-ministrin i tij, Peter Mandelson.
Numrat e kontaktit që përdorte Epstein, mesa duket për të siguruar klientë ishin të ndare ne 3 grupe, linje direkte, shtepi dhe shtepia e fshatit. Per here te pare Virginia Roberts, sot 30 vjec, u shfaq ne publik dje. Gjate intervistes ajo deklaroi se zotëron 16 numra telefoni të Princit Andre, me të cilin pretendohet se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, në tri mbrëmje të ndryshme.
Në listën prej 97 faqesh me numra telefoni ndodhen edhe aktorë të njohur të Hollivudit që nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, dhe këngëtari Mick Jagger. Deri tani, nuk ka asnjë të dhënë nëse gjithë këta personazhe të jetës publike janë të përfshirë në një mënyrë apo tjetër, në këtë rrjet prostitucioni me minorene, të ngritur 14 vite më parë nga bankieri amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar edhe më herët për pedofili.
/lapsi.al/





