Policia e Tiranës njoftoi sot se ka zbuluar dhe arrestuar autorët e vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.
3 autoret u prangosen ne kuader te operacionit te koduar ”DEPERTIMI”. Ata u vune ne pranga nga forcat e rendit rreth ores 17:30:
1- Roland Liti (Zekaj), 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar, i denuar me pare per vjedhje.
2-Alan Babamato, 23 vjeç, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, me arsim te larte, i padënuar;
3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar, i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi, armembajtje pa leje.
Ky i fundit është djali i Nehat Kullës, i dënuar me burgim të ëprjetshëm për vrasje dhe i konsideruar si një ndër të fortët e Tiranës në vitet ’90.
Por edhe më interesant duket profili i djalit me shkollë të lartë nga Fieri.
Ai është munduar të mos lërë gjurmë në rrjetete sociale, megjithatë nuk ia ka arritur dot plotësisht qëllimit.
Në fakt vihet re se Alan Babameto dhe jo Babamato sikurse e quan policia, preferonte jetën prej të forti dhe të luksit, të tipit Tony Montana, sikurse mund të shihet nga fotot më të shpeshta që ka publikuar ai në rrjetet sociale.
Spikatin disa fotografi edhe nga filmi kushtuar djalit kriminel të Sadam Huseinit, të cilin duket se gjithashtu Babameto e kishte idhull.
Ai ka publikuar mjaft foto veturash luksoze dhe armësh.
Policia arrestoi sot grabitësit e një banke të një niveli të dytë në zonën e ish-Bllokut më 8 gusht. Sigurisht, grabitësit janë përpjekur që të mos linin gjurmë, por ka qenë një detaj ai që i ka tradhtuar. Kështu, një gjurmë gishti, e cila ka rezultuar se i përkiste 37-vjeçarit Roland Liti (Zekaj), ka cuar në identifikimin e grabitësve.
Një ditë pas grabitjes, Roland Ziti bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar drejt Malit të Zi.





