Portali Albeu ka listuar Top 16 çiftet shqiptare, të cilët gjatë 2013-ës kanë qënë në qëndër të vëmëndjes në të gjitha mediat mbarëshqiptare.

22 dhjetor 2013- Viti që lemë pas ka qënë një vit i tejmbushur me ngjarje sa të bukura po aq edhe të hidhura; me ndryshime të forta politike, me suksese dhe dështime. Një vit që nuk ka qënë pozitiv për Shqipërinë duke parë mosmarrjen sërish të Statusit të vendit kandidat për në BE, por kjo nuk mund të thuhet për disa personazhe të njohur të jetës publike, të cilët gjatë 2013-ës kanë arritur suksese jo vetëm në profesionet e tyre, por edhe në jetën private.
Gjyste Vulaj ka shënuar 20 vjetorin e martesës së saj, me të cilin rast ka veshur  edhe fustanin e bardhë.
Ajo në këtë mbrëmje të cilën e ka organizuar në Ulqin në praninë e shumë mysafirëve kaveshur sërish fustanin e bardhë, duke i kujtuar vitet e para të martesës. E njëjta gjë edhe për figura të tjerë të ekranit shqiptar, të cilët gjatë këtij viti kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, madje edhe e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Ndërsa Ermali dhe Ami pritën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Joelit.Por jo të gjithë janë përfolur për mirë…Ka patur zënka, thashetheme, ndarje etj…