27 prill 2015 – Ishte parashikuar që në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, javën e kaluar të ishte vetë kryeministri i vendit, Edi Rama. Por, ngjarjet e ndodhura në lëmin emocional të gazetarit Balla shtynë edhe intervistën. Sokol Balla u bë protagonist i një video erotike në internet, çka detyroi drejtuesit e televizionit që të kërkonin pezullimin e tij. Për rrjedhojë u shty edhe transmetimi i “Top Story”.

 

Megjithatë, Edi Rama nuk do të ngelë pa u shfaqur në Top Channel. Sonte në mbrëmje ai do të intervistohet nga një tjetër ikonë e këtij televizioni, Rudina Xhunga, në emisionin e saj “Shqip”.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”