Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka akuzuar sërish sot kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, se po thellon ndarjen brenda partisë.
Në një prononcim për Report TV, e pyetur sesi i gjykon vendimet e fundit të selisë blu për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 28-29 prill për ndryshimet statuore, Topalli tha:
"Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve", deklaroi Topalli.





