TIRANE, 04 mars 2013 – Teknologjia është mjaft e rëndësishme, sipas kryeministrit, dhe këtë thënie të tij ministrat duket se e kanë vënë “vath në vesh”. Në fotot që kryetarja e parlamentit ka publikuar në profilin e saj në Facebook nga seanca e sotme duket qartë, se kur flet Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha, disa nga ministrat janë të përhumbur pas iPad-ve.
Duket se më të zellshmit janë ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo dhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Në foto duket qartë se edhe kryeministri Berisha, kur nuk është duke folur në Kuvend, një pjesë të mirë të kohës ia kushton teknologjisë. Jo më kot disa ditë më parë, kur u takua me gjimnazistë, i inkurajoi këta të fundit të kalonin kohë në rrjetet sociale.





