TIRANE,6 shtator 2013- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nepermjet nje mesazhi ne Facebook ka falenderuar deputetet , teksa ka shprehur krenari
per punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha
Mesazhi i plote
“Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite.
Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.
Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës.
Isha e privilegjuar të drejtoja inistitucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë.
Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.
Mirënjohje të pafund, falenderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve.
Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë.
Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit.
Faleminderit! Jozefina





