Tiranë, 11 nëntor 2013- Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar në "Facebook" lidhur me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike nga Siria në Shqipëri. Duke ju referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi vlerësimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze, dhe mospërmendjen e çështjes së shkatërrimit të armëve kimike, Topallit shkruan se heshtja e kryeministrit Rama bën shumë zhurmë.

“Heshtja e Ramës për armët kimikë bën shumë zhurme”,- shkruan Topalli në "Facebook".