TIRANE, 08 mars 2013– Në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve, ku vëmendja kryesore i është kushtuar grave, nënave e vajzave, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ndërsa renditi zhvillimet dhe arritjet që ka patur vendi në drejtim të lirive dhe të drejtave të grave, përfitoi nga rasti për të ftuar gratë e vajzat që t’i besojnë kësaj mazhorance një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme. 

Zonja Topalli akuzoi sërish kreun e opozitës për bllokimin e statusit kandidat, duke thënë se nënat shqiptare nuk do t’ia flasin në 23 qershor humbjet që i ka shkaktuar vendit.