Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilësuar si të suksesshëm punën e Parlamentit gjatë vitit 2012.
Ndërsa ka analizuar punën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë këtij sesioni parlamentar, Topalli fajësoi sërish opozitën se bllokoi marrjen e statusit të kandidatit.
“Opozita nuk votoi tre ligjet e kërkuara nga brukseli që ishte ligji për Gjykatën e Lartë, për nënpunësin civil dhe reformën paralmentare duke privuar të gjithë shqiptarët dhe Shqipërisë të jetë një vend kandidat i BE-së, megjithëse Komisioni Europian propozoi marrjen e statisit me kushtin që të miratohen këto 3 ligje” tha Topalli.
Topalli e ka krahasur liderin e opozitës me figura të cilat në histori janë paraqitur si figura që kanë punuar kundër Shqipërisë.
“Historia jone ka njohur Hamza Kastriotin, Haxhi Qamil, njerëz që janë bërë pengesë të zhvillimit dhe ecjes përpara, ne kemi qene të fundit për të kapërcyer sistemin diktatorial, Haxhi Qamilët janë krijesa shqiptare, edhe sot gjendet një që e pengon Shqipërinë. Kjo nuk ndodh kurrë me forca të mëdha politike që një lider të mos lejojë të votojë për ecjen përpara të vendit. Nuk fajësoj deputetet e opozitës që për ligjet e tjera ishin të lirë”- tha Topalli.
Ajo ka thekuar se tre ligjet do të jenë pjesë e axhendës parlamentare deri sa të votohen dhe këtë do ta zgjedhin shqiptarët me votën e tyre.
Kryeparlamentarja Topalli vlerësoi si të suksesshme dhe të rëndësishme miratimin e reformave, si ai i reformës zgjedhorr, Kodi Civil, kodin penal, kodin detar, kodin hekurudhor, ligjin për Konferencën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative i cili sipas saj ka mbetur pa u zbatuar për shkak të mos votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli theksoi më tej se Shqipëria është e vetmja që nuk ka rënë në recension falë reformave të ndërmarra nga qeveria në sektorë të ndryshëm të vendit.
“ Reformat bënë të mundur që vendi ynë, jo se s`ka probleme, ka mjerim, varfëri, por të paktën nuk jemi në krizë, edhe pse jemi të rrethuar nga kriza, më shumë se çdo vend tjetër” theksoi Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli sqaroi edhe mosvotimin në Parlament të Adriatik Llallës I kryeprokuror i vendit.
“Ky është një qëndrim. Prokuroria e lexon mirë dhe e di shumë mirë se çfarë dua të them. Ky është një qëndrim për ti thënë por edhe për të kërkuar fort që të bëjnë një betejë kundër korrupsionit pa kompromis, të mos përdoren politikisht, të mos kenë frikë të hapin të gjitha dosjet, të mbyllin të gjitha kapitujt e shit-blerejve të dosjeve” tha Topalli.