21 gusht 2013- Pas deklaratave të ardhura dje nga ambasadori amerikan në detyrë Aleksandër Arvizu, duke i cilësuar zgjedhjet e 23 Qershorit me ato të vitit 1992 të cilat rrëzuan diktaturën komuniste është kundërpërgjigjur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Topalli citon se një vend i madh si Amerika nuk e përfaqëson dot "një njeri i vockël" si ambasadori Arvizu, me miopi të theksuar historike e politike.

“Të dashur miq ! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!!!!Të krahasosh Shqipërinë e 1992 që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vesh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe Presidentit Reagan !!! I denjë për të punuar me Reis Malilen jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtës, nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë”, shkruan Topalli.