TIRANË, 22 mars 2013 – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti në një takim delegacionin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), të kryesuar nga Louseëies van der Laan, shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit Federal Zgjedhor znj. Ellen ëeintraub si dhe Drejtori Rajonal për Evropën Qëndrore dhe Lindore të NDI-së, Robert D. Benjamin. 

Kryeparlamentarja falenderoi për mbështetjen që NDI i ka dhënë në vazhdimësi Shqipërisë. 

Ajo shprehu kënaqësinë për miratimin me konsensus në parlament, të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. 

Topalli i tha delegacionit të huaj se ka ftuar deputetët e Asamblesë së OSBE-së, të Këshillit të Europës e të Parlamenti Europian për të pasur në këtë mënyrë sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. 

“Jemi thellësisht të angazhuar, për sa na takon dhe plot besim se këto zgjedhje do të jenë të shkëlqyera. Uroj që të mos ndodhë si para katër vitesh, kur humbësi nuk njohu rezultatin”,- tha kryetarja e Kuvendit. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/