TIRANE, 02 prill 2013– Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar nga Shkodra largimin e LSI nga koalicioni qeveritar, duke deklaruar se çdo parti është e lirë të bëjë zgjedhjen që do dhe se pavarësisht largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, qeveria nuk do të bjerë.

“Rama na e ka bërë të fortë Kushtetutën, kështu që pavarësisht largimit të LSI qeverisim deri më 23 qershor. Jam e sigurt edhe pas 23 qershorit”, tha Topalli.