11 shtator 2013- Përmes një postimi në Facebbok, ka reaguar edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka një program për ta paraqitur përpara shqiptarëve. Sipas Topallit Rama ka vetëm urrejtje kundra opozitës.

"Të dashur miq! Sot Rama duhej të paraqiste në parlament, e para shqiptarëve Programin. Në fakt ai nuk ka Program. Ai ka vetëm urrejtje! Shumë urrejtje kundra opozitës. Në asnjë vend të civilizuar, në asnjë parlament normal nuk ndodh , që kryeministri i dekretuar, në vend të paraqitjes së programit , të sulet kundra opozitës me mllef e revansh.Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tille rrugaçërie. Fillim i mbrapshtë! Për mua nuk është e papritur. Përkundrazi! Gati për të bërë detyrën e opozitares edhe më fort se ç'kam ditur ta bëj nga 1997 në 2005", shkruan Topalli në Facebook.